“Uragani PD-ASHM ka nisur”, Ted Blushi: Sot nis fitorja e opozitës, Tirana i jep tonin fitore ‘madhështore’

“Uragani PD-ASHM ka nisur”, Ted Blushi: Sot nis fitorja e opozitës, Tirana i jep tonin fitore ‘madhështore’

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM dhe njëkohësisht sekretari i PL, Ted Blushi, theksoi se ditën e sotme ka nisur fitorja e opozitës ku sipas tij do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë. Ai tha se Tirana i paraprin fitores ‘Madhështore’ në çdo cep të vendit. Kjo deklaratë e tij vjen në ditën që koalicionin PD-ASHM, çel fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. “Uragani nisi! Tirana i prin Fitores Madhështore në çdo cep të Atdheut. VOTO NR.1 PD-ASHM. VOTO ILIR META, Qarku Tiranë”, shkroi Blushi në postimin e tij në Facebook.  
Burimi: Sot.com.al