Ura shembet 1 javë pas inaugurimit/ Vata nga terreni: 40 mln lekë nga paratë e qytetarëve të hedhura në lumë

Ura shembet 1 javë pas inaugurimit/ Vata nga terreni: 40 mln lekë nga paratë e qytetarëve të hedhura në lumë

Një urë e inauguruar vetëm një javë më parë nga Bashkia Klos është shembur pas reshjeve të par atë vjeshtës, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën se si janë përdorur paratë publike. Denoncimi vjen nga deputetja e PD, Denisa Vata, e cila thotë se për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 40 milionë lekë të vjetra. Në postimin e saj në Facebook, Vata rikujton se më 7 dhjetor 2025 kishte qenë në Këtë, në një takim me banorët, ku ishte diskutuar pikërisht mungesa e urës dhe kushtet e terrenit. Sipas saj, shembja e saj vetëm pak ditë pas inaugurimit është tregues i një dështimi në projektim, kontroll dhe mbikëqyrje, ndërsa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për përdorimin e fondeve publike. Postimi...