Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kremton diplomimin e brezit të 15-të të studentëve!
Një ditë e veçantë, plot emocione, krenari dhe shpresë për të ardhmen! Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë zhvilloi ceremoninë e diplomimit të brezit të 15-të të studentëve, duke shënuar përfundimin e një etape të rëndësishme akademike dhe nisjen e një rrugëtimi të ri profesional. Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të themeluesit të universitetit, akademikut Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili përcolli një mesazh të fuqishëm për sfidat dhe përgjegjësitë që i presin të rinjtë përtej auditorëve: “Sot u dorëzojmë një diplomë. Nesër jeta do t’ju kërkojë të tregoni çfarë bëni me të. E ardhmja nuk do t’ju vijë e gatshme. Do t’ju duhet ta ndërtoni, me dije dhe disiplinë, me guxim dhe ndershmëri, me teknologji, por edhe me humanizëm, me ambicie personale, por edhe me...
Burimi:
kohajone.com