No Image Available

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon deklaratën e Vlora Hysenit: Atentat ndaj integritetit të gazetarit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares investigative të News24, Klodiana Lala. Në një deklaratë publike, UGSH e ka cilësuar shqetësuese përmbajtjen e deklaratës së Hysenit, e cila u bë para kamerave të mediave, dhe ka kërkuar që pretendimet e ngritura ndaj gazetares të sqarohen nga organet kompetente. Sipas Unionit, deklarata e ish-drejtores së SHISH, e bërë në momentin kur ajo po pyetej nga gazetarët, ngre shqetësime lidhur me mënyrën e trajtimit të gazetarëve dhe me pretendimet për survejim të tyre. UGSH i është referuar edhe deklaratave të Hysenit për takime të pretenduara të Klodiana Lalës me persona të cilësuar prej saj si “spiunë serbë”. Unioni kërkon që këto pretendime të verifikohen dhe të...