Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Unë te Real-i?”, ylli i Bundesliga-s: Nuk besoj se Alonso më pëlqen
Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Hugo Larsson, ka bërë shaka në lidhje me interesin e Real Madrid-it. Lojtari suedez është lidhur me klubet më të mëdha të Europës këtë verë, përfshirë Liverpool-in, Arsenal-in dhe Barcelona-n. Larsson është përmendur gjithashtu si një objektiv për Real Madrid-in, megjithëse ai këmbëngul se nuk po merret me këtë temë. “Sigurisht që kam dëgjuar shumë për këtë temë”, tha ai, përpara se të shtonte: “Mendoj se këto thashetheme për mua më kanë ndjekur që kur isha 16 ose 17 vjeç. “Tani është pak e ngjashme, megjithëse tani bëhet fjalë për klube më të mëdha dhe gjëra...