‘Unë kam parë’

‘Unë kam parë’

Nga Osman Stafa - Piranjat  Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishtembuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” “Nuk e kam parë babanë as për festa, as për Vit të Ri, as për ditëlindje. Punon në ndërtim, në Gjermani. Iku që unë dhe motra ime të kishim një të ardhme.” Pastaj më la. Mori një gur. Dhe e hodhi drejt policisë. Nuk e di ku përfundoi ai gur. Por e di historinë e dorës që e hodhi. Kam mbi 150 ditë mes protestuesve. Kam parë vajza që goditeshin me ujë e nuk largoheshin. Studentë që qëndronin mes gazit lotsjellës të lëshuar si shi mes studentëve e gjimnazistëve. Kam parë një protestues të maskuar që hidhte gurë. Mendova se ishte djalë. Ngriti maskën....