Zhupa përplaset me Gonxhen për 4.3 milionë eurot e Kanye West: Nuk është urgjencë, Shqipëria ka halle të tjera
Debat i ashpër në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin mes kryetares së komisionit, deputetes së PD-së Ina Zhupa, dhe ministrit Blendi Gonxhe për financimin prej 4.3 milionë eurosh për koncertin e Kanye West. Gonxhe mbrojti vendimin absurd të qeverisë, për financimin, por Zhupa e kritikoi, duke akuzuar qeverinë se përdor paratë publike për prioritete të gabuara. “Eventi do të bëhej sepse për atë u kujdes shteti shqiptar me 4.3 milionë euro. Pyetja është pse këto para të qytetarëve shqiptarë u dhanë për këtë”, tha Zhupa. Ajo kritikoi gjithashtu deklaratën e ministrit se mazhoranca funksionon si një trup i unifikuar, duke u shprehur se kjo tregon mungesë kontrolli parlamentar. “Ju funksiononi si ushtri. Ne këtu marrim kohën për të diskutuar, nuk japim menjëherë 4.3 milionë euro”, deklaroi deputetja...
Burimi:
syri.net