‘Zgjedhjet’ në kosheren e bletëve: Si i kurorëzojnë bletët mbretëreshat e tyre

‘Zgjedhjet’ në kosheren e bletëve: Si i kurorëzojnë bletët mbretëreshat e tyre

Për dekada me radhë, shkencëtarët besonin se një bletë mbretëreshë formohej pothuajse tërësisht nga ushqimi: mjaftonte që një larvë e zakonshme të ushqehej me pelte mbretërore dhe ajo do të shndërrohej në mbretëreshë. Por një studim i ri, i botuar në revistën Nature, tregon se procesi është shumë më kompleks. Studiuesit zbuluan se bletët punëtore ndërtojnë dhoma të veçanta zhvillimi për mbretëreshat, të quajtura qeliza mbretërore. Këto nuk janë thjesht strehëza mbrojtëse, por mjedise të projektuara me kujdes që ndihmojnë në formimin e një mbretëreshe të shëndetshme. Mbretëreshat dhe bletët punëtore fillojnë jetën si vezë pothuajse identike. Megjithatë, mbretëreshat bëhen më të mëdha, piqen më shpejt dhe jetojnë shumë më gjatë. Deri tani, merita kryesore i atribuohej peltes mbretërore, një substancë e pasur me lëndë...