Vlorë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre 2 italianë, kapen me 700 doza droge gati për shitje

Vlorë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre 2 italianë, kapen me 700 doza droge gati për shitje

Pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë, janë arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit. Në pranga ranë N. K., 20 vjeç, R. H., 20 vjeç, M. M., 23 vjeç, si dhe shtetasit italianë C. L., 42 vjeç, dhe C. S., 37 vjeç. Të arrestuarit u kapën në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre, në automjetin që përdornin dhe në banesën ku qëndronin në lagjen "Uji i Ftohtë", u sekuestruan rreth 700 doza lëndësh narkotike të llojeve "Tusi", "Ketaminë", "MDMA", "Kokainë", "Ekstazi" dhe "Kanabis", si dhe një shumë parash dhe tetë telefona celularë që dyshohet se përdoreshin në këtë veprimtari. Njoftimi i Policisë: Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar "WEST", për goditjen e...