VIDEO/ Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e investimeve strategjike, duke ngritur akuza të forta për mënyrën se si janë menaxhuar pronat publike dhe zonat bregdetare. Duke folur për mundësinë e hyrjes së Shqipërisë në eurozonë, Tomorri tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është vetëm hapi i parë dhe se procesi drejt euros mund të kërkojë vite të tjera. Sa i përket çështjes së zonave të mbrojtura dhe kërkesave të Brukselit, gazetari tha se deklaratat e qeverisë kanë qenë një lojë fjalësh dhe se kërkesa e Bashkimit Europian ka qenë e qartë. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit për ligjin e investimeve strategjike, Tomorri...
Burimi:
syri.net