VIDEO/ Skandali! Arbitri sigurohej derisa lojtari i Argjentinës të kthehej në fushë, favorizim ndaj ekipit të madh kundër Cape Verde
Një incident i diskutueshëm ka ndezur debatet në ambientin e futbollit botëror, duke vënë në qendër të vëmendjes kombëtaren e Argjentinës dhe menaxhimin e ndeshjes nga ana e zyrtarëve. Kontestimi ka lindur gjatë një goditjeje nga këndi, moment në të cilin një prej lojtarëve argjentinas u largua për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vijave kufizuese të fushës. Ajo çka ka irrituar kundërshtarët dhe një pjesë të opinionit publik nuk është vetëm ndërhyrja mjekësore, por vendimi i arbitrit për të ndërprerë lojën dhe për të pezulluar ekzekutimin e goditjes së këndit derisa lojtari në fjalë të ishte rikthyer në pozicionin e tij ose deri në përfundim të trajtimit. Ky veprim është interpretuar si një favorizim i panevojshëm, duke ndërprerë ritmin e lojës në një moment vendimtar....
Burimi:
sportekspres.com