Zhgënjyen në Botëror, gjermanët i luten Jurgen Klopit të marrë drejtimin e “Manshaftit”

Zhgënjyen në Botëror, gjermanët i luten Jurgen Klopit të marrë drejtimin e “Manshaftit”

Adriatik BALLA Zhgënjimi i Gjermanisë në Botëror ka bërë që të nisë puna shpejt për të kapërcyer problemet. Mësohet se Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se do të nisë bisedimet me Jurgen Klop, pas dorëheqjes së Julian Nagelsman nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë. DFB bëri të ditur se ish-trajneri i Liverpulit ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për ta marrë drejtimin e kombëtares gjermane, duke hapur kështu rrugën për një rikthim të bujshëm të Klopit në stol. Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Nagelsmanit, vetëm katër ditë pas eliminimit zhgënjyes në fazën e 1/16 së Kupës së Botës ndaj Paraguait. Drejtuesit e DFB-së zhvilluan një takim krize treorësh në Frankfurt, pas të cilit u vendos ndërprerja e bashkëpunimit...