Polemika për golin e anulluar te Portugali-Kroaci, FIFA dërgon arbitrin menjëherë në shtëpi dhe i mbyll Botërorin
Gjyqtari norvegjez Espen Eskas nuk do të vazhdojë më të ndajë drejtësi në Kupën e Botës 2026, pas vendimit të FIFA-s për ta larguar nga lista e arbitrave të mbetur në turne. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas ndeshjes së shumëpërfolur mes Portugalisë dhe Kroacisë, e cila u shoqërua me polemika të shumta rreth vendimeve të arbitrimit. Eskas u vu në qendër të kritikave pas disa episodeve të diskutueshme, ku përdorimi i VAR-it ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit. Kroacia pa t’i anulohej një gol në minutat shtesë, ndërsa Portugalia fitoi edhe një penallti pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Trajneri kroat Zlatko Daliç deklaroi pas ndeshjes se arbitrimi ishte “shumë i dobët”, megjithëse pranoi se humbja nuk ishte vetëm pasojë e vendimeve të gjyqtarit. Sipas...
Burimi:
sportekspres.com