“Po, më kanë telefonuar dhe jam gati”! Klopp ndërron mendje dhe nuk del dot kundër vendit të tij

“Po, më kanë telefonuar dhe jam gati”! Klopp ndërron mendje dhe nuk del dot kundër vendit të tij

4 Korrik 2026 17:33 Telesport Pavarësisht mohimit të vazhdueshëm nga ana e tij për një rikthim së shpejti si trajner, duke u shprehur i lumtur me postin drejtues që mban te kompania globale Red Bull, Jurgen Klopp ka ndërruar mendje dhe është gati të rikthehet në aksion. 59-vjeçari është gati të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, pas dështimit në Botëror. I angazhuar tashmë në rolin e komentatorit dhe analistit për Kupën e Botës 2026, për rrejtin gjerman Magenta TV, Klopp deklaroi së fundmi nga New York se e kanë telefonuar nga DFB (Federata Gjermane e Futbollit) dhe ai është gati të marrë drejtimin e katër herë kampionëve të Botës. “Julian Nagelsmann është larguar nga pozicioni dhe Federata po punon për pasardhësin;...