VIDEO/ Ndjekje e frikshme në det, peshkaqeni 4 metra i gjatë terrorizon sërfistin në Kaliforni

VIDEO/ Ndjekje e frikshme në det, peshkaqeni 4 metra i gjatë terrorizon sërfistin në Kaliforni

Dy sërfistë përjetuan momente ankthi pranë brigjeve të kalifornisë, kur një peshkaqen rreth katër metra i gjatë ndoqi njërin prej tyre për një distancë të gjatë gjatë një seance sërfi me hidrofoil. Sipas raportimit të 7News, Ron Takeda dhe Tavis Boyce po bënin sërf kur vunë re një grabitqar të madh detar që i ndiqte nën sipërfaqe, duke lëvizur në mënyrë agresive dhe pa u larguar.Një video që qarkullon në internet ka kapur momentin dramatik, ku shihet penda e peshkaqenit duke ndjekur sërfistin për një distancë të konsiderueshme. Fillimisht, Takeda shpresonte që hija e errët nën dërrasën e tij të ishte e padëmshme.“Dëgjova një zhurmë dhe pashë disa herë pas. Më në fund vura re një hije të madhe nën dërrasën time. Doja të besoja...