Përurohet në Helsinki ura më e madhe për këmbësorë në botë, ndalohet qarkullimi i makinave dhe motoçikletave

Përurohet në Helsinki ura më e madhe për këmbësorë në botë, ndalohet qarkullimi i makinave dhe motoçikletave

Finlanda ka përuruar një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës urbane moderne, Urën Kruunuvuori (Kruunuvuorensilta) në Helsinki, një strukturë multimodale që tashmë po cilësohet si një pikë referimi inxhinierike në Europë. Ura u hap për publikun këtë prill dhe ka tërhequr dhjetëra mijëra vizitorë, megjithëse nuk lejon qarkullimin e makinave apo motoçikletave. E gjatë rreth 1.19 kilometra, ura është projektuar vetëm për këmbësorë, biçikleta dhe transport publik, duke synuar lidhjen e zonave lindore të banimit me qendrën e qytetit. Projekti konsiderohet pjesë e një vizioni më të gjerë urban për të lehtësuar lëvizjen e banorëve pa ndikuar negativisht në stilin e jetesës dhe natyrën, e cila është një element i rëndësishëm i jetës në Helsinki, një nga qytetet më të gjelbra në botë. Sipas...