VIDEO – Me biçikleta nga qyteti deri në Shirokë, të rinj nga Shkodra dhe Diaspora i bashkohen itinerarit
Një grup të rinjsh nga Shkodra dhe diaspora shqiptare u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë të organizuar nga ACT4Shkodra në bashkëpunim me GERMIN, duke përshkuar me biçikleta itinerarin nga qendra e qytetit drejt zonës turistike të Shirokës. Përmes kësaj eksperience, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë nga afër natyrën, historinë dhe kulturën e Shkodrës, ndërsa përjetuan një nga simbolet më autentike të qytetit – biçikletën, e cila prej dekadash mbetet pjesë e identitetit dhe traditës shkodrane.Aktiviteti synoi të forcojë lidhjet mes të rinjve të diasporës dhe vendlindjes së tyre, duke krijuar ura komunikimi, shkëmbimi përvojash dhe promovimi të vlerave më të mira që ofron Shkodra. Organizatorët e cilësuan këtë nismë si një mënyrë konkrete për të afruar brezat e rinj me rrënjët e tyre...
Burimi:
sarandanews.com