MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com