Afron debutimi i Gjermanisë, sonte përballë Kuraçaos historike, Holanda e nis me “marshin e pestë” Botërorin

Afron debutimi i Gjermanisë, sonte përballë Kuraçaos historike, Holanda e nis me “marshin e pestë” Botërorin

Gjermania 4 herë kampione bote do të debutojë sonte në orën 19:00 në Botërorin 2026, për të lënë pas zhgënjimin e dy kampionateve botëror të fundit ku nuk ka arritur të kalojë grupet. ‘Panzerat’ do ta nisin përfaqësimin në SHBA-Kanada dhe Meksikë përballë kombit më të vogël në histori si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga numri i popullsisë,që merr pjesë për herë të parë në një kampionat Botëror. Bëhet fjalë për Kuraçaon.Gjermania është super favorite, teksa fitorja e saj kuotohet 1.04, ndërsa Kuraçao që deri më sot është njohur për plazhet e bukura në Ishujt Karaibe kuotohet 29 për fitoren. Arma e fortë e Kuraçaos në këtë botëror është trajneri holandez Dick Advocaat, i cili ka drejtuar disa kombëtare si Belgjika, Serbia, Korenë e...