Video/ Joan Laporta, “mbreti i pistës”, presidenti i Barcelonës çmend rrjetin me kërcimin e tij

Video/ Joan Laporta, “mbreti i pistës”, presidenti i Barcelonës çmend rrjetin me kërcimin e tij

Nuk është më sekret: Kur Barcelona fiton, Joan Laporta di si të festojë! Një video e publikuar orët e fundit po bën xhiron e botës, ku protagonisti kryesor nuk është ndonjë nga yjet e fushës, por vetë kreu i klubit katalanas. Në lokalin e famshëm të natës në Barcelonë, “Luz de Gas”, Laporta është filmuar duke “dhënë gjithçka” nën ritmet e hitit botëror “Despechá” nga Rosalía. I rrethuar nga lojtarët dhe stafi, presidenti “Blaugrana” ka lënë mënjanë petkun e zyrtarit për t’u shndërruar në shpirtin e festës. Me lëvizje të shpenguara dhe një energji që i ka lënë të gjithë gojëhapur, Laporta shihet duke kërcyer dhe kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje dhe brohoritje. Videoja është bërë virale menjëherë, me tifozët...