Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën

Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën

Kanë bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale fotot e Lamine Yamal, i cili festoi titullin kampion të Barcelonës duke valëvitur flamurin e Palestinës gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e qytetit. Trajneri Hansi Flick komentoi gjestin e talentit blaugrana: “Janë gjëra që zakonisht nuk më pëlqejnë, por i thashë se është zgjedhja e tij, ai është madhor tashmë, 18 vjeç”. Për çështjen reagoi edhe ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz: “Yamal ka zgjedhur të nxisë kundër Izraelit dhe të mbështesë një organizatë që më 7 tetor masakroi, përdhunoi, dogji dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj. Kush mbështet mesazhe të tilla duhet të pyesë veten: a është kjo humane? A është e moralshme? Si ministër i mbrojtjes i shtetit të Izraelit, nuk do...