San Antonio në finalet e Konferencës së Perëndimit, Detroit e Cleveland shkojnë me ndeshje të shtatë

San Antonio në finalet e Konferencës së Perëndimit, Detroit e Cleveland shkojnë me ndeshje të shtatë

San Antonio është ekipi i dytë finalist në Konferencën e Perëndimit, ku do të sfidojë kampionët në fuqi të Oklahoma për titullin në këtë kah të NBA-së. Në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale, Spurs fituan 139-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-2 serinë. Fitore e merituar për San Antonio, ku 6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Castle me 32 pikë më i miri). Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshje pas fitores së sotme të Detroit, 115-94, në fushën e Cleveland. Ky i fundit nuk përfitoi nga faktori fushë për të kapur finalet. Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Pistons, që e merituan fitoren. Vendimntar stoli i skuadrës së Detroit, nga ku erdhën 48 pikë (Cunningham me 21 pikë më i miri), ndërsa 23...