Ancelotti i bën “qejfin” brazilianëve, trajneri italian gati të sakrifikojë yllin e Chelsea-t për të grumbulluar Neymar-in në Botëror
Vetëm pak javë më parë, situata dukej mjaft e vështirë për ish-yllin e Paris Saint-Germain, Neymar. I penguar nga dëmtimet e shumta dhe larg kombëtares braziliane që prej dëmtimit serioz kundër Uruguait, sulmuesi dukej jashtë planeve të stafit teknik të Seleçaos. Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm në javët e fundit. Pas nëntë ndeshjeve radhazi si titullar me Santos, numri 10 i Brazilit ka rigjetur formën dhe ritmin e tij. Paraqitjet e fundit kanë bërë që një pjesë e stafit të kombëtares të rishqyrtojë seriozisht vendin e tij në skuadrën që po ndërtohet për Kupën e Botës 2026. Sipas ESPN Brazil, Carlo Ancelotti ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por Neymar tashmë konsiderohet një opsion real për listën finale. Trajneri italian dëshiron të presë deri në...
Burimi:
top-channel.tv