U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori
Një ngjarje e rëndë ka tronditur juglindjen e vendit mesditën e sotme, ku një konflikt banal mes dy personave ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me sëpatë. Sipas informacioneve të para të siguruara nga terreni, zanafilla e sherrit daton që mbrëmjen e kaluar. Dy personat ishin përfshirë në një konflikt të ashpër verbal një natë më parë, por sherri nuk ka përfunduar me aq. Gjatë ditës së sotme, palët janë takuar sërish dhe situata ka degraduar me shpejtësi. Gjakrat janë nxehur dhe njëri prej tyre ka marrë një sëpatë, duke goditur me egërsi personin tjetër me të cilin po konfliktohej. Menjëherë pas ngjarjes,...
Burimi:
javanews.al