Përfundon shqyrtimi i arrestit në flagrancë për 21 protestuesit, pritet vendimi i gjykatës dhe për masat
Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar, që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë, thotë se shqyrtimi ka përfunduar dhe gjykata është tërhequr për të marrë vendimin, që ende nuk dihet se kur mund ta shpallë. “Sapo u përmbyll me sukses çështja që është në shqyrtim për masën e sigurimit personal për të arrestuarit në protestë. Është konstatuar nga ana e avokatëve paligjshmëria e arrestimit në flagrancë dhe mosvendosja e sigurimit për këta persona. Gjykata në këto momente është tërhequr në dhomën e këshillimit për të caktuar masat e sigurisë dhe për arrestin në flagrancë”, tha avokati. Avokati tha se Prokuroria ka ulur sërish numrin e të arrestuarve për të cilët kërkon arrest në burg, me arsyetimin se...
Burimi:
sot.com.al