Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë, nënë e bijë dërgohen në Greqi për t’u trajtuar
Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë më 30 qershor, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar. Familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde, pasi kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit janë shumë të larta. “Motra ime, një infermiere pediatrie 26-vjeçare, e cila ia kushtoi jetën e saj kujdesit për foshnjat e porsalindura, tani po lufton për të shpëtuar të ardhmen e saj pas një aksidenti shkatërrues me autobus që i la atë dhe nënën me amputime që i ndryshuan jetën. Motra ime, Oriada, dhe nëna ime, Floresha, kanë nevojë urgjente për operacione të mëtejshme shpëtimtare. Çdo operacion u jep mjekëve një shans tjetër për...
Burimi:
sot.com.al