Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një të ri që posedonte një bombë të telekomanduar për qëllime të dyshuara kriminale. Aksioni është kryer në zonën e Vaut të Dejës, pas sinjalizimeve. I arrestuari është Euglen Buraku, 38 vjeç dhe kapja e tij u bë në fshatin Stajkë. Gjithashtu bëhet me dije se ai ka qenë i shoqëruar nga një tjetër persona bashkëpunëtor, që mundi të arratisej. I shpalluri në kërkim është E.P, 34 vjeç. Policia sekuestroi minën e telekomanduar, makinën ku udhëtonte Buraku, një maskë, dy telefona celularë dhe sende të tjera, teksa po siguron edhe gjurmët daktiloskopike për prova shkencore. Nuk dihet ende qëllimi përse do përdorej bomba.