Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka “thumbuar” sërish përmes një meme-je kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke ringjallur momentet e tensionit midis dy liderëve. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndau të dielën një imazh në Truth Social ku shfaqej Melonin duke e parë me një shprehje admirimi. Fotoja ka një mbishkrim ku shkruhet: “Nevojitet urdhër kufizues”.  Megjithatë, shakaja nuk duket se e ka origjinën nga Trump. Sipas të përditshmes Corriere della Sera, qeveria nuk ka ndërmend të reagojë “ndaj këtij provokimi” këtë herë. Të dy udhëheqësit do të takohen këtë javë në Ankara në një samit të liderëve të NATO-s. Kryeministrja italiane muajin e kaluar hodhi poshtë pretendimin e Trump se ajo kishte kërkuar me dëshpërim një mundësi për të bërë një foto me të gjatë një samiti...