Peshkaqeni sulmon pushuesin në plazhin e Nju Jorkut
Një notar u kafshua në këmbë nga një peshkaqen i dyshuar në një plazh të Nju Jorkut të premten, duke bërë që autoritetet ta mbyllin përkohësisht plazhin. Sulmi në Jones Beach erdhi një ditë pasi u raportuan disa herë pamje peshkaqenësh në plazhe të tjera të Nju Jorkut. Një person po notonte në plazhin Field 6 kur pësoi prerje në këmbë, sipas Zyrës së Shtetit të Nju Jorkut për Parqet, Rekreacionin dhe Ruajtjen Historike. Ekipet e shpëtimit reaguan menjëherë dhe një ambulancë e transportoi personin e lënduar në spital, ku ajo u trajtua për lëndime jo kërcënuese për jetën, sipas një deklarate nga ky shërbim, siç raportohet nga AP . Noti u pezullua ndërsa autoritetet kontrolluan detin për peshkaqenë dhe kafshë të tjera të rrezikshme...
Burimi:
syri.net