Trump pezullon tarifat 50 për qind ndaj Kanadasë: Kemi arritur marrëveshje

Trump pezullon tarifat 50 për qind ndaj Kanadasë: Kemi arritur marrëveshje

Bota E Mërkurë, 19 Gusht 2026 14:47 Kam pezulluar tarifat doganore prej 50% ndaj Kanadasë, të cilat do të hynin në fuqi nesër në mëngjes, shkroi presidenti Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social. ‘Kanadaja dhe SHBA në pritje të përfundimit të dokumenteve – kanë arritur një marrëveshje!”, shkroi ai. Tubacioni i madh i naftës Keystone XL, i cili u fundos vite më parë nga ‘Sleepy Joe’ Biden, mund të ngrihet sërish nga varri!’, shkroi Donald Trump e në Truth Social. Sipas kryeministrit kanadez Mark Carney, ka pasur përparim të konsiderueshëm, por ende duhet të përfundojë puna për dokumentet dhe detajet e marrëveshjes. Pezullimi i tarifave zgjat deri më 21 gusht.