Trump: Erdogan është miku im, do t’i heqim sanksionet ndaj Turqisë

Trump: Erdogan është miku im, do t’i heqim sanksionet ndaj Turqisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dominuar ditën e parë të Samitit të NATO-s në Ankara me deklaratat e tij për marrëdhëniet me Turqinë, duke lënë të kuptohet se dëshiron rikthimin e Ankarasë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe heqjen e sanksioneve amerikane të vendosura sipas ligjit CAATSA. Trump u prit ngrohtësisht nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në aeroportin e Ankarasë, ku atmosfera mes dy liderëve u vlerësua si tepër miqësore. Presidenti amerikan mbërriti me avionin presidencial, ndërsa gjatë pritjes ambasadori amerikan përshëndeti kontingjentin ushtarak turk me fjalët “Merhaba asker” (“Përshëndetje, ushtar”). Në deklaratat e tij nga Pallati Presidencial, Trump tha se administrata e tij po shqyrton seriozisht rikthimin e Turqisë në programin F-35. “Turqia është më besnike se shumica e vendeve. F-35...