“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj Melonit

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj Melonit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbutur tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë një “person shumë të mirë”, megjithëse përsëriti kritikat për qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme. Duke folur para gazetarëve në Ankara, përpara nisjes së samitit të NATO-s, Trump iu përgjigj një pyetjeje për raportet me Melonin. “Ajo është një person shumë i mirë. E dua shumë, por mendoj se bëri një gabim. Ajo thjesht nuk ishte aty për ne dhe kjo nuk më pëlqeu”, u shpreh presidenti amerikan, duke iu referuar refuzimit të Italisë për të mbështetur sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit. Deklaratat vijnë pas përplasjes së fortë mes dy liderëve gjatë javëve të fundit. Të dielën, Trump publikoi në platformën e tij Truth...