Tragjike në Itali, katër emigrantë gjenden të djegur brenda një makine në provincën pranë bregdetit të Jonit
Një ngjarje e rëndë dhe ende e mbuluar nga misteri ka tronditur jugun e Italisë, pasi katër persona u gjetën të pajetë dhe të djegur brenda një automjeti në një pikë karburanti, në bregdetin e Jonit, në provincën e Cosenzës. Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet se janë emigrantë me origjinë pakistaneze. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat, ndërsa hipoteza kryesore në këtë fazë mbetet ajo e një vrasjeje të mundshme. Alarmi u dha rreth orës 13:00, kur shërbimet e emergjencës morën njoftime për një automjet të përfshirë nga flakët në një stacion karburanti. Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin, por gjatë ndërhyrjes zbuluan katër trupat brenda makinës. Në operacionet hetimore janë përfshirë policia rrugore, hetuesit e skuadrës speciale të Kozencës dhe Karabinierët,...
Burimi:
top-channel.tv