Trafikuan 8 tonë drogë nga Amerika Latine në Europë, SPAK çon në gjyq 15 “mbretërit” e kokainës, mes tyre vëllezërit…

Trafikuan 8 tonë drogë nga Amerika Latine në Europë, SPAK çon në gjyq 15 “mbretërit” e kokainës, mes tyre vëllezërit…

Në vetëm disa ngarkesa të dokumentuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) një rrjet i sofistikuar grupesh të strukturuara kriminale shqiptarësh, arritën të fusnin dhe të shpërndanin në Evropë 7261 kg kokainë, 590 kg hashash dhe 275 kg kanabis sattiva. Një vit pasi njoftoi ekzekutimin e disa masave të sigurisë, Prokuroria e Posaçme dorëzoi dje në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) kërkesën për gjykim të grupit me 15 emra nga më të njohurit, jo vetëm për agjencitë ligjzbatuese por edhe mediat. Personazhe si Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (i njohur edhe si Kili apo  Ekil Nderjaku, Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (i njohur edhe me 3 emra të tjerë), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej për SPAK ishin drejtuesit dhe financuesit e trafikut të drogës, ndërsa pjesëmarrës në...