Belinda Balluku drekë me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, ja abuzimet e “KAYO” dhe ish-ministres me industrinë…

Belinda Balluku drekë me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, ja abuzimet e “KAYO” dhe ish-ministres me industrinë…

Fotot e publikuara këtë javë nga një drekë në Tiranë mes biznesmenit izraelit Ron Yeffet dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë kthyer sërish vëmendjen te një skemë e industrisë së armatimeve në Shqipëri. Takimi në restorantin ABA 21, ndonëse pa një informacion mbi arsyen apo temat e diskutimit, vjen në një moment kur emrat e përfshirë në këto marrëveshje lidhen me dyshime për korrupsion. Balluku, e cila është e pandehur e SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, ka pasur një rol kyç në ngritjen e kompanisë shtetërore të armatimeve, “KAYO sh.a.”. Kjo gropë e zezë korrupsioni mban fund e krye firmën e Ard Veliut dhe Belinda Ballukut, të cilët në bashkëpunim me Edi Ramën kanë zhvilluar një varg marifetesh për të...