Romeo Kara: Kush është deputetja e PS me 11 prona, veting për të zbuluar ‘prestanomet’ e politikanëve dhe oligarkëve…
Juristi Romeo Kara ka lëshuar akuza të forta ndaj klasës politike dhe modelit të ndjekur me investimet strategjike në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një dosje voluminoze që herët a vonë do të duhet të hapet. “Kjo punë e investimit strategjik për mua është një dosje shumë e madhe që do të duhet të hapet një ditë. Duhet të kesh një veting të të gjithë këtyre investimeve. Të shohim prestanomet e kujt janë këto”, u shpreh ai. Më tej, juristi propozoi masa radikale për pasuritë e dyshimta. “Unë mendoj që ky lloj parlamenti nuk e ka fare vullnetin për ta luftuar këtë, për arsye se është zëdhënësi politik i këtyre dukurive. Nëse unë kryej një vepër penale me telefonin apo makinën time, ato konfiskohen...
Burimi:
sot.com.al