Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze
Një operacion i koduar “Stolen Gold” ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit. Në pranga ka përfunduar D. S., 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim B. A., 45 vjeç, të dy të dyshuar për sigurimin e bizhuterive dhe orëve luksoze në Itali e Greqi, që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe tregtoheshin në argjendari në Fier e Lushnjë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 7 administratorë argjendarish, të dyshuar për blerje dhe tregtim të sendeve pa dokumentacion ligjor. Gjatë kontrolleve u sekuestruan: 15.2 kg ar 4.2 kg argjend 612 ora të markave të ndryshme 13 varëse me gurë diamanti Sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore Para në lekë dhe euro, celularë, DVR...
Burimi:
javanews.al