“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste
Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “UÇK”, “Gjithë Shqipëria është me ne”, “Rama në burg, Berisha në burg”, një grup protestuesish hynë me sëpata, hunj dhe mjete të forta në kantierin e resortit Blue Borgo në Rrjoll, duke u përplasur me punonjësit e kompanisë, efektivët e policisë dhe duke shkaktuar dëme në investimin privat. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë protestues dhe organizatorë që i janë bashkuar protestës në Tiranë janë distancuar nga aktet e dhunës, duke kërkuar që të mos luhet me emocionet e qytetarëve për qëllime politike apo hakmarrëse. Sipas tyre, një nga arsyet pse protesta ka arritur të ruajë mbështetjen publike ka qenë pikërisht karakteri i saj paqësor, duke apeluar se çdo akt dhune per interesa politike, rrezikon...
Burimi:
javanews.al