Tërmeti i fuqishëm, shënohen 14 viktima

Tërmeti i fuqishëm, shënohen 14 viktima

Bota E Shtunë, 15 Gusht 2026 09:10 Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi herët të shtunën ishullin Flores, në Indonezi. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 15 kilometrash, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona. Pas goditjes kryesore u regjistruan dhjetëra pasgoditje, përfshirë një me magnitudë 6.1. Autoritetet lëshuan edhe një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë më vonë. Në portin e Maumeres u dëmtua rëndë terminali, ndërsa disa persona ranë në det pas shembjes së kalimit drejt tragetit. Rreth 2,000 banorë janë evakuuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për të gjetur persona të bllokuar nën rrënoja. Bilanci i viktimave dhe dëmeve mbetet paraprak.