Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk dihen shkaqet e të shtënave, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për më shumë detaje.