Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët kryesorë prodhues mbetën në vështirësi. Sipas raportit tremujor të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, nga 4% në tremujorin paraardhës. Rritja u mbështet kryesisht nga konsumi privat, administrata publike, arsimi, shëndetësia, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në të kundërt, industria dhe bujqësia vijuan të japin kontribut negativ në ekonomi. Konsumi privat u rrit me 3.9%, por investimet u ngadalësuan ndjeshëm, në 3.9% nga 10% në fund të vitit të kaluar. Eksportet e mallrave u...