Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?

Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?

Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in? Nga Lutfi Dervishi Prej disa vitesh, një argument përsëritet vazhdimisht këtu: euro po dobësohet sepse ekonomia jonë po bëhet gjithnjë e më e fortë. Në pamje të parë, teza tingëllon bindëse. Sot, një euro këmbehet me rreth 93-94 lekë, teksa vetëm në 2024-n euro humbi 7.4% ndaj lekut, e në 2025-n edhe 2.8% të tjera, vit i katërt radhazi me rekord historik poshtë. Por mjafton të hedhësh sytë jashtë Shqipërisë që kjo histori e ekonomise tonë të fortë të lëkundet . Paradoksi global i euros Nëse euro do të ishte vërtet një monedhë në rënie të lirë, ajo do të duhej të dobësohej edhe përballë partnerëve të tjerë të mëdhenj tregtarë. Në realitet ndodh pothuajse...