Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë po godet familjet, prodhimin dhe biznesin shqiptar
Forcimi i lekut nuk po përkthehet në një ekonomi më të fortë dhe as në më shumë mirëqenie për familjet shqiptare. Përkundrazi, rënia e euros po godet të ardhurat nga emigracioni, eksportet, bujqësinë, fasonerinë dhe bizneset që arkëtojnë në valutë, por i paguajnë kostot në lekë. Këtë shqetësim ka ngritur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku vë në dyshim narrativën se kursi aktual i këmbimit është shenjë e forcimit të ekonomisë shqiptare. “Vlera prej 93 lekësh që ka arritur euro nuk vjen as nga një prodhim më i sofistikuar, as nga rritja e ekonomisë prodhuese, as nga rritja e produktivitetit dhe as nga rritja e eksporteve”, shprehet ajo. Tabaku e zhvendos debatin nga kursi i këmbimit...
Burimi:
vizionplus.tv