Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar në revistën “Gastroenterologjia dhe Hepatologjia Klinike”, sipas të cilit konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët për cirrozën, kancerin e mëlçisë dhe vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet e këtij organi. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 350 mijë personave dhe i ndoqën ata për 13 vjet. Rezultatet treguan se ata që konsumonin 5 ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32% më pak rrezik për cirrozë, 47% më pak rrezik për kancer të mëlçisë dhe 42% më pak rrezik për të humbur jetën nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërkohë, edhe konsumimi më i moderuar, rreth 1 deri...
Burimi:
sot.com.al