Situata/ Kolumbia preket nga gripi, alarm para duelit me Zvicrën
Botërori pak nga pak po futet në fazën e ndeshjeve vendimtare. Përfaqësuesja e Kolumbisë po përballet me një shqetësim para duelit me Zvicrën. Në kampin e Kolumbisë është shpërndarë një grip, derisa ka prekur disa futbollistë. “Blick” ka shkruar të dielën se disa futbollistë të Kolumbisë për shkak të gripit nuk janë ndier mirë gjatë ndeshjes së 1/16 së finales ndaj Ganës. Disa prej futbollistëve nuk ishin në gjendje të jepnin maksimumin. Ylli i Kolumbisë, Xhejms Rodriguez, ka folur për këtë çështje. Ai ka deklaruar se shumë prej futbollistëve janë të prekur nga gripi. “Ka një virus të vazhdueshëm që qarkullon dhe shumë prej nesh janë të prekur. Tani jemi plotësisht të përqendruar në ndeshjen ndaj Zvicrës”, ka thënë ish-lojtari i Realit të Madridit dhe...
Burimi:
sot.com.al