SPAK shpërthen në Kuvend: Zgjedhjet s’mund të mbrohen pa goditur krimin zgjedhor!
Drejtuesi i SPAK, z. Klodjan Braho mori pjesë sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku paraqiti qëndrimin institucional mbi hetimin dhe parandalimin e veprave penale zgjedhore. Në fjalën e tij, z. Braho tha se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve nuk është çështje e debatit politik, por çështje e sundimit të ligjit, e besimit publik dhe e aftësisë së institucioneve për të reaguar ndaj çdo forme të korrupsionit zgjedhor. SPAK ushtron funksionin e tij vetëm mbi bazën e ligjit, kompetencës dhe provave. Në këtë kuadër, SPAK vlerëson se reforma zgjedhore duhet të forcojë tre drejtime kryesore: 1. Hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor. 2. Ngritjen e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe të përhershëm bashkëpunimi...
Burimi:
ntv.al