‘Leku i fortë, gënjeshtër’/ Guxholli: Vërshimi i parasë ilegale nga droga është në masë të madhe…
E ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Arnold Karaqit, ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli u shpreh se ekonomia shqiptare po përjeton një paradoks, ku qeveria raporton rritje ekonomike, ndërsa qytetarët përballen me varfëri, çmime të larta dhe standard jetese në rënie. Gjithashtu ekspertja shtoi se vërshimi i parasë së drogës, krimit dhe korrupsionit ka deformuar ekonominë, ka forcuar artificialisht lekun dhe ka krijuar një realitet të rremë, larg mirëqenies së shqiptarëve. ‘Paradoksi i ekonomisë shqiptare është që statistikisht raportohet rritje ekonomike 3.4–3.5%, çfarë rëndësie ka, ndërsa faktikisht ka njerëz më të varfër, ka çmime më të larta, ka një pakënaqësi në maksimum dhe fenomene të gjitha të shtrembëruara e aspak të shpjegueshme, as nga pikëpamja ekonomike, as...
Burimi:
syri.net