Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Nga Landi i Renanisë Veriore i Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën që po mbahet në Tiranë tashmë prej më shumë se një muaji. Gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se e konsideron një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen e tij, e ndërsa shton se gjatë ditëve në protestë janë përfshirë aktorë dashakeqës që e kanë prishur tubimin. “Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë që u njoh si revolucioni i flamingove në vendin tim.E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht...