“Skifterët” shqiptarë në Spanjë grabitën mbi 2 milionë euro në vila luksoze, 3 të arrestuar dhe 6 në kërkim

“Skifterët” shqiptarë në Spanjë grabitën mbi 2 milionë euro në vila luksoze, 3 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Një grup i dyshuar kriminal me përbërje shqiptare është goditur nga autoritetet spanjolle, pas një operacioni të Guardia Civil në Ishujt Balearë. Tre persona janë ndaluar si të dyshuar për përfshirje në një seri vjedhjesh me forcë në vila luksoze dhe banesa të zonave elitare, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni i koduar “Congre” u zhvillua më 15 korrik nga strukturat e Policisë Gjyqësore të Guardia Civil, me kontrolle në dy banesa në Cala Major të Palmës dhe në Santa Eugènia. Gjatë bastisjeve, hetuesit sekuestruan para cash, dylbi, mjete pune, karta SIM dhe kamera, sende që dyshohet se përdoreshin për organizimin e grabitjeve të tjera. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka kryer më shumë se 22 vjedhje gjatë viteve 2025 dhe...