Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Aktivisti Gent Progni, teksa përmendi Smart Cityn, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të justifikohet për dështimin e shtetit në lidhje me vrasjen e të miturit Martin Cani duke vjedhur dhe duke bërë korrupsion. Teksa mori fjalën në protestë, aktivisti ironizoi gjithashtu deputetët teksa tha se kanë frikë nga “armatimi i vezëve”. Ai deklaroi gjithashtu se do të protestojnë sërish para Kuvendit, duke shtuar se nuk do t’i lënë pushtetarët që të bëjnë pushime të qeta. “Ne do të rrimë këtu derisa të ikë Edi Rama. Unë përfaqësoj familjen time dhe ju tuajat. Kuvendi i vetëm është ky këtu në këtë shesh. Konsistenca jonë është shkatërrimi i tyre. Kuvendi i vetëm bëhet këtu. Dua të flas për vjedhjen e fundit të “Smart City”. Nuk...